Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar.

Sipas Këshillit Botëror të Arit (WGC), Shtetet e Bashkuara disponojnë 8.133,46 ton ar, më shumë se dyfishi i Gjermanisë, vendi europian me rezervat më të mëdha (3.351,53 ton).

Në muajt e parë të vitit 2025, SHBA ka importuar në “heshtje” mbi 600 ton ar nga vende si Zvicra, përpara se kriza globale e tarifave të prekte tregun e metaleve të çmuara. Vetëm në mars, importet amerikane të arit arritën nivelin më të lartë në 13 muaj: 25,5 ton, krahasuar me 12,1 ton në shkurt.

Ndërkohë, gara për rezervat e arit po intensifikohet. Kina ka rritur ndjeshëm stokun e saj, duke tejkaluar 3.500 ton, ndërsa Rusia zotëron rreth 2.335 ton. Lëvizjet e këtyre fuqive tregojnë përgatitjen për një rend të ri financiar ku ari luan rol strategjik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko