Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj në takimin e zhvilluar ditën e sotme me demokratët në qytetin e Kavajës, tha se qëndrimi i kryedemokratit Lulzim Basha, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, nuk është qëndrim serioz.

Ai u shpreh mbështetësit e kësaj force politike prej 12 vitesh ndodhen në opozitë dhe se meritojnë një përgjigje serioze.

“Vij nga sektori privat, vij nga puna, dhe jam mësuar të përdor logjikën. Nëse ne nuk dimë t’i japim përgjigje pyetjes,- demokratët janë në pushtet apo në opozitë? Ne humbëm, por fituam ishte qëndrimi… Kjo nuk është serioze. Demokratët janë në opozitë prej 12 vitesh. Nuk mund të themi demokratëve se edhe humbëm edhe fituam”, u shpreh Shehaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re