Shehu: Kostot e krizës t’i mbajnë kompanitë e energjisë

shehu.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ish zv/ministri i financave Sherefedin Shehu është i mendimit se kriza e paralajmëruar në sektorin e energjisë është një krizë financiare dhe kostot e saj nuk duhet të bien mbi konsumatoritn.

I ftuar në emisionin E-ZONE, Shehu tha se kompania OSHEE nuk ka përmbushur një detyrim ligjor për të krijuar fond garancie në ditë të vështirë.

“Që kur kam qenë unë në Ministrinë e Financave ka patur një detyrim që kompania duhet të krijojë një fond garancie, i cili krijohet nga vitet e mira hidrike dhe vendi ynë ka patur vite të tilla së fundmi. Ky fond do të shërbente për tu përdoruar pikërisht në ditë të tilla. Pyetja që kam unë është pse OSHEE s’ka para për të blerë energji? Pse kompania ka lejuar që vetë shteti të mos paguajë faturat e energjisë?Ndërsa korrupsioni ka bërë që të mos diversifikohen burimet e energjisë në vend-u shpreh Shehu.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë