Subscribe

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u përplas me ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehun, pasi ky i fundit e akuzoi duke u referuar me ‘këta’ se duke mos marrë asnjë masë deri më tani e kanë futur vendin në një gjendje katastrofale.

Tritan Shehu: Në një kohë kur kemi pozitivitetin e testimeve nga 25 mbi 30% që është katastrofë, këta nuk bëjën asgjë, nuk marrin asnjë masë. Këta ulin testime. Nuk kanë deklaruar asnjëherë kush është metodika e testimit.

Mira Rakacolli: Uaa, edhe këtë në këtë tavolinë e kemi thënë se kush është metodika e testimit. Do ju lutesha vetëm një gjë, të mos ndahemi ‘ne dhe ata’.. Nuk jemi ‘këta’. Nuk ka ‘këta’ në një pandemi…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re