Inspektorati i mbrojtjes së territorit vazhdon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e plazhit Radhimë-Orikum.

Në ditën e dytë të operacionit “bregdeti ynë”, IKMT prishi dy objekte, ndërsa nuk pati kundërshti nga ana e pronarëve, të cilët u lejuan fillimisht që të boshatisnin ambientet.

Në total në zonën e plazhit të Radhimës dhe Orikumit janë parashikuar të shemben 15 objekte, katër prej të cilave tashme janë prishur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re