Janë shembur këto ditë muret anësore të kishes 700- vjeçare Shën Nikolla në Zejmen të Lezhës. Lajmin e ka bërë të ditur prifti Dom Nikë Ukgjini. Sipas tij mësohet janë shembur muret anësore dhe në pjesën veriore të mureve madje kishte gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shek. XIII.

Kisha ndodhet mbi fushën shkëmborë të Zejmenit, përballë Kishës se Pllanës.

Kjo kishë është rindërtuar disa herë për shkak të dëmtimëve nga pushtuesit osman. Ky objekt kulti përmendet edhe nga marin Bici në vitin 1610 si një vepër me vlera arkitekturore të mëdha. Aktualisht kisha është dëmtuar po ashtu edhe afresket, ndërkohë që edhe shembjet e këtyre ditëve ishin tepër të mëdha.

Ashtu si me kishen e Shën Prendës në Balldre, Dom Nikë Ukgjini shprehet se kishte menduar për të gjetur mundësimë e restaurimit, pasi nga ana e Ministrisë së Kulturës është lënë jashtë vemendjes, por do të gjejmë forcë për të ringritur këtë dëshmi 700 vjeçar të identiteti tonë.

“Kam lind këtu në Zejmen dhe kisha është e vitit 1300 e pak. Ishte funksionale deri në vitet e komunizmit, dhe më pas fatkeqsisht u braktis.

Kemi pas dhe dëmtimin e mureve prej tërmetit, ato anësoret.

Ka pas shumë pak ndërhyrje, nuk e di kush i ka bërë, por asnjë ndërmarrje prej Ministrisë së Kulturës. Jemi shumë të lidhur me këtë objekt, kemi ardhur për mesha gjithmonë, është zemra e katundit tonë.

Humb gjurma! Edhe ato pak mure që kanë mbetur sigurisht do të shkojnë drejt shkatërrimit”-u shpreh prifti i zonës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re