Është shembur kete te shtune pallati i fundit në Fushë-Krujë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

 

Dy fadroma punuan qe ne oret e mengjesit per te rrafshuar pallatin qe ndodhet në lagjen “Kastrioti”, i cili me heret ishte shpallur i pabanueshëm nga institucionet.

 

Ne total, në këtë qytet janë shëmbur gjithsej 6 pallate, nderkohe qe familjaret kanë marrë apartemente te ndërtesat e reja.

 

Vetëm në pallatin e fundit ku nderhyne fadromat ishin strehuar 18 familje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re