Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Darzezë të Fierit.

Mësohet se ura e këtij fshati është shembur, ndërsa për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ka rënë në lumë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i kamionit.

Po ashtu bëhet e ditur se ura ishte e amortizuar ndërsa nuk ka arritur që të mbante peshë të madhe.