Pas PD-së ka reaguar edhe LSI-ja për shembjen e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. E dyta e listës së LSI-së në Tiranë, Erisa Xhixho thotë se pas teatrit, stadiumit dhe vilave karakteristike tashmë i erdhi radha maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” që të shembet. Akuzat shkojnë direkt për qeverinë, për të cilën Xhixho shprehet se është urgjente që të largohet në 25 prill.

“Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, monument kulture i kategorisë së dytë, është vetëm vijim i politikës shkatërruese të qeverisë.

Para syve të shqiptarëve përsëriten imazhet e dhimbshme të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, stadiumit “Qemal Stafa”, degradimi i kullës së Sahatit, vilat karakteristike, monumentet e kulturës të lëna qëllimisht në harresë.

Qeveria e rilindjes i la prej vitesh pa mirëmbajtje për të justifikuar shembjen dhe më pas favorizimin e klientëve të vet në biznesin e ndërtimit. Njësoj si do lulëzojnë kullat në vend të Teatrit Kombëtar e si ndodhi me stadiumin “Qemal Stafa”. Klientelizëm dhe orientim politik i qëllimshëm për të fshirë memorien kolektive.

Është urgjente per Shqipërinë një qeverisje e përgjegjshme, e cila parashikon buxhet për mirëmbajtjen dhe funksionimin e objekteve me rëndesi të veçantë arkitekturore, historike e qytetare.

Boll me shkatërrimin, na nevojiten në drejtim njerëz që punojnë për interesat e vendit, që vlerësojnë historinë e janë krenarë për KULTURËN tonë të përbashkët” shkruan kandidatja e LSI-së.

Ajo që po ndodh së fundi me shembjen e fasadës së maternitetit të Tiranës "Mbretëresha Geraldinë", monument kulture i…

Posted by Erisa Xhixho on Sunday, March 21, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re