Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha ditën e sotme se shembja e maternitetit Geraldinë është një vepër e mafias. Teksa ishte e pranishme në njësinë numër 1 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se shembja është një pastrim i parave të pista dhe i inceneratorëve.

“Shembja e materniteti veper e mafias. Shembja e maternitetit, pastrim i parave te pista dhe te incerenatoreve. Rrenim i memories dhe historise sone. Rrenim i historise memories dhe emocioneve. Rilindja ka nje urrejtje per shqiptaret. Pasi shkaterroi mjeket, pensionistet tani po shkaterron dhe memorien. Materniteti, i ndertuar nga nje grup i jashtezakonshem mjekesh. Pas 25 prillit angazhohemi per rindertimin e teatrit. Angazhohemi qe te gjithe pergjegjesit ti cojme perpara drejtesie qe te kthejne nje me nje cfare kane marre” u shpreh Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re