Sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Kosovë, një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.

Ajo në një intervistë për Klankosova tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur.

Procesi i lindjes së foshnjës bëhet me dije se është bërë me anë të prerjes cezariane.

Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re