Vigjilja e Krishtlindjeve për pak sa nuk shndërrohet në tragjedi për një shtetas shqiptar në Itali, i plagosur me thikë pas një sherri të dhunshëm.

Gjithçka ndodhi në darkën e Krishtlindjeve, në një barakë në Vigonza, ku banon një çift shqiptarësh. Këta po darkonin me një çift miqsh, por papritur nisi një grindje për motive banale.

Në spital përfundoi mysafiri, 56 vjeç, pa vendbanim fiks, kur mikpritësi i tij, 54 vjeç, në zemërim e sipër e godit me thikë në qafë e fytyrë. Njëra nga gratë telefonoi menjëherë urgjencën, e cila mbërriti shpejt dhe çoi në spital të plagosurin.

Në spital përfundoi edhe agresori, që më pas u denoncua, si dhe gruaja e viktimës, për shkak të tronditjes së rëndë.

Karabinierët janë në vendngjarje për të zbardhur incidentin. Çifti që jeton në barakë është shqiptar pa vendbanim fiks dhe për këtë pronari i barakës rrezikon një gjobë të madhe. Kryebashkiaku i Vigonzas, Innocente Marangon, ka premtuar se shpejt do të hidhet dritë mbi ngjarjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re