Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Burime për faxweb bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ’24 Maji’, në zonën e njohur si tregu i Orizit.

Deri më tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes disa të rinjve brenda një lokali në afërsi të shkollës 24 Maji, në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë shkuar drejt automjetit dhe kanë marrë armën duke qëlluar në lokal. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

VLORË

Policia e Vlorës jep të dhëna zyrtare për të shtënat me armë mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.

Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles ’24 Maji’, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

(R.G/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re