Skip to content

Sherri në mes të Tiranës, policia jep njoftimin zyrtar, nuk gjen dot të zotin e armës

Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me konfliktin që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë shkollës Çajupi në Tiranë, ku u përfshinë disa persona. Policia nuk gjen dot se kujt i përket arma që është gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që deklaron se në spital ka shkuar të marrë mjekim vetëm një 32-vjeçar.

Fax News siguroi pamjet e konfliktit që ndodhi në Tiranë, ku punonjësit e policisë e kishin të pamundur që të shuanin konfliktin, ndërkohë që u tentua që të dhunohej dhe operatori i medias, i cili po filmonte skenën e rëndë, që ndodhte vetëm disa metra larg shkollës.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë.

Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.

Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

/faxweb