VIjon të mbetet i lartë numri i personave të infektuar me Covid në vendin tonë.

 

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 2029 qytetarë ndërsa janë shënuar 2 humbje jete.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki: 999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (13 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2029Të shëruar në 24 orë 751Të shtruar në spitale 130Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 7378

Testime totale 1,556,936Raste pozitive 226,598Raste të shëruara 205,560Raste Aktive 17,783Humbje jete 3,255

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8779Durrës 1434Fier 1387Elbasan 1300Vlorë 1065Shkodër 1047Gjirokastër 777Berat 573Lezhë 547Korçë 502Dibër 215Kukës 157

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re