Autoritetet spanjolle njoftuan ditën e sotme se gjatë fundjavës që lamë pas u regjistruan 93,822 raste të reja nga Covid-19 gjatë, një numër ky që shënon një rekord të ri për vendin.

Ministria e Shëndetësisë spanjolle bëri gjithashtu me dije se gjatë 48 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi  767 persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 56,208.

Numri i rasteve pozitive të diagnostikuara që prej fillimit të pandemisëi ka arritur një total prej 2,593,382.

Autoritetet rajonale kanë vendosur masa të reja më të ashpra në një përpjekje për të ndaluar valën e dytë të pandemisë së vendit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re