VIjon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 persona pasi nuk kanë fituar betejën me koronavirusin.

Janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 591 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Janë 7,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Tetor 2021)Raste të reja ditore 591Të shëruar në 24 orë 485Të shtruar në spitale 160Humbje jete në 24 orë 9Testime ditore 3664

Testime totale 1,297,234Raste pozitive 183,873Raste të shëruara 173,443Raste Aktive 7,528Humbje jete 2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,793Fier 905Durrës 718Shkodër 485Elbasan 325Vlorë 270Gjirokastër 251Berat 202Korçë 181Lezhë 178Kukës 143Dibër 77

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re