Bashkia e Divjakës sot ka urdhëruar mbylljen e të gjitha tregjeve në territor pa afat, pas rritjes së ndjeshme të shifrave të infektimeve me koronavirus.
Njoftimi është bërë përmes faqes zyrtare të Bashkisë në rrjetet sociale.
“Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19”, thotë njoftimi.
NJOFTIMI
Për shkak të përhapjes shqetësuese të infektimeve me Covid-19 njoftojmë mbylljen përkohësisht të të gjitha tregjeve me shtrirje në territorin e Bashkisë Divjakë.
Tregjet do të jenë të mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Këshillojmë të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e institucioneve përkatëse përsa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Të respektojmë jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë.