Pas një beteje të gjatë kundër kancerit, i riu i Atalantës Willy Ta Bi ndërroi jetë në moshën 21 vjeç këtë mëngjes.

Ish kampioni Primavera nga Bregu i Fildishtë vdiq nga një tumor që kishte sulmuar mëlçinë. Në muajt e fundit, mesfushori ishte kthyer në vendlindjen e tij.

“Presidenti Antonio Precassi dhe e gjithë familja Atalanta janë thellësisht të trishtuar nga vdekja e parakohshme e Willy Braciano Ta Bi,” shkroi klubi në një deklaratë.

“Një fat mizor ndërpreu shumë shpejt një ëndërr që filloi me fanellën e Atalantës në janar 2019 . Atij i duheshin vetëm disa muaj për të gdhendur një rol kryesor në Primavera dhe për të ndihmuar në kthimin e Scudetto në Bergamo, por mbi të gjitha për të lënë një kujtim të shkëlqyeshëm.”

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re