Pasojat e tërmetit në qytetin e Shijakut pritet të shuhen deri në fund të muajit qershor. Aktualisht po punohet për 31 pallate e banesa të përbashkëta dhe sipas banorëve punimet po kryhen sipas standardeve.

 

 

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, thotë se puna është në fazat e fundit, pasi deri tani janë dorëzuar 802 banesa individuale, 4 shkolla dhe 1 kopsht.

 

 

660 familje pritet të strehohen në 31 pallatet dhe banesat kolektive në ndërtim. Ndarja e hyrjeve pritet të bëhet në ditët në vazhdim sipas numrit të anëtarëve të çdo familjeje.

 

Ndërkohë, që nga tërmeti  i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe deri tani ata kanë marrë rregullisht bonusin e qerasë.