Avokati Spartak Ngjela, me anë të një lidhje të drejtëpërdrejtë “skype” me studion e Fax News, ka folur lidhur me situatën aktuale brenda partisë Demokratike, duke zbuluar se sipas tij fajin e kishte ish kryeministri Sali Berisha.

Në gjykimin e Ngjelës, Berisha po e bën këtë për interesa personale. Ndërsa shtoi se i fituari në këtë situatë ishte Lulzim Basha sepse ky i fundit kishte mbështetjen e SHBA-ve. Sa i përket Ramës, Ngjela tha se kryeministri ishte i shqetësuar nëse PD do të kishte mbështetjen e Uashingtonit sepse kjo do të thoshte se së shpejti do të vinin në pushtet.

Ngjela: Gjendja brenda PD nuk është normale por do themi se kush e ka fajin. Në cdo akt që mund të jetë edhe trazues duhet të gjejmë shkakun. Shkaku është Saliu, pse ta zgjasim. Cfarë ka ndodhur? Uashingtoni e nxori non-grata. Kjo është e vërteta, të analizojmë këtë jo pasionin. Basha, po ky ç’pati kur e di se e ka shkrepësen nën kësulë?

Këtu DASH ka nxjerrë teorinë se korrupsioni po godet zhvillimin rajonal. Basha ishte nën presion të së vërtetës. Të paktën Basha tha se më nxorën fakte. Cila është arsyeja që Saliu të bëjë revolucion? Ai kërkon që të destabilizojnë shoqërinë dhe më pas të shpëtojë. Por nuk shpëton dot. Unë di që Bashën e përkrah Uashingtoni. Rama është më i shqetësuari këtu sepse nëse PD shkon në Uashington do dalin fitimtarë.

Basha mua më dukej mediokër por qëkur bëri atë veprim, edhe elokuencën e ka ndryshe. Aktualisht ky është më i forti sepse e mbështet Uashingtoni. E pe që Berisha thirri një protest nacionaliste? Pse nuk i vajti njeri? Unë isha në boulevard dhe nuk kishte njerëz.

Shqipëria nuk mund të digjet për fatin e Sali Berishës, fatin e tij duhet ta kërkonte në Uashington sepse akti që të nxjerr non-grata ka një lloj afati ku mund ta ankimosh. Një akt administrativ nuk mund të rrëzohet në Francë, por në gjykatën e atij vendi.

(B.V/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re