Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja, i cili njihet për zërin kritik në lidhje me menaxhimin e pandemisë në spitale, duke thënë se masa ndaj tij është veprim i mirë. Në emisionin Open, Rama theksoi se ka hierarki dhe mund të ankohej pa dalë në studio televizive pasi nuk është parlament spital.

Teksa thur lavde për “heronjtë” që janë në vijën e parë të Covidit, Rama e cilëson Najada Çomon si mjeken që “nuk ka Zot ta prekë me dorë.

Edi Rama: Standardi është që një gjeneral, një kolonel, një mjek i një spitali që është brenda një sistemi dhe del nëpër televizorë e mbush dynjanë me panik, nuk mund të jetë në sistem. Kanë marrë masë për të dhe shumë mirë që kanë bërë. Këto janë gjëra të ndara. Nëse një mjek në spital ka problem me çdo gjë që nuk funksionon, ka një hierarki, shkon tek drejtori i spitalit.

Nëse nuk e dëgjon, shkon tek ministri dhe nëse ka një qeveri në historinë  e këtij vendi që ka veshët hapur 24 orë për të dëgjuar, është kjo qeveri. Fatkeqësisht kemi të bëjmë me një person që nuk e plotëson kriterin numër 1. Nuk është parlament spital. Një njeri që shkel etikën dhe nuk e njihka situatën Najada Çomon që ulka kokën dhe nuk ka Zot që ta prekë me dorë, Tritan Kalo profesori që ka pasur kurajon dhe shpejtësinë të dalë disa herë tek oborri i spitalit e ka bërë protestë, ka shkruar dhe letra. Nuk ekziston kjo gjë.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re