Një shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, në kuadër të goditjes së bandave të trafikimit të drogës në shtetin italian.

Burimet bëjnë me dije për Faxweb.al se  bëhet fjalë për Rosman Sulon, i cili është i vetmi i arrestuar në Shqipëri. Në pranga ka rënë në Itali edhe një tjetër shqiptar. Autoritetet policore italiane goditën dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano.

Bandat në fjalë përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine e marijuane në rajonin verior të Lombardisë, për t’i shpërndarë më vonë në çdo cep të Italisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 kompani, 2 ndërtesa, 3 scooter 5 motorë dhe 9 automjete,

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Milanos, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë me qindra forca policore të skuadrave operavtive policore në Milano, Bergamo, Brindisi, Lodi, Pavia, Reggio Calabria, Reggio Emilia, Roma, e Varese.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re