Kanë rënë në prángat e pólicisë italiane në Breshia 9 persona 5 prej të cilëvë ishin në kërkim ndërsa mes tyre është edhe një 35-vjeçare shqiptare.

Mësohet se Liljana Shoshari 35 vjece, banuese në Rezzato në provincën e Breshas, është shqiptarja e arréstuar dhe bashkë me të edhe shoferi i saj kalabrez Ludovico Raffa 61 vjec dhe shqiptari 27-vjeçar Emiljano Osmani.

Arréstimet janë bërë në kuadër të një operacioni për të shkátërruar një bándë kríminale në fushën e tráfikut të próstitucionit. E arréstuar ka përfunduar edhe një shtetase rumune e quajtur Ionica Paun. Anëtarët e bándës akuzóhen për tráfik e shfrytëzim próstitucioni, grábitje dhe tráfik të drógës.

Hetimet e operacionit “Telepass” kanë nisur 4 vjet më parë, ndërsa vajzat që próstituonin ishin kryesisht nga Europa Lindore. Pesë anëtarë të tjerë të kësaj bánde u shpallën në kërkim ndërkombëtar pólicor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re