Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare në provincën jugore të Malagës. Bëhet me dije se banda trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë, ndërsa bazën e kishte në Spanjë.

8 persona u arrestuan në banesa të ndryshme të cilat përdoreshin për të ruajtur lëndët narkotike, ndërsa në njërën prej magazinave u gjet dhe një kamion që përdorej për transportin e kafshëve.

Brenda kamionit u gjetën 239 kilogramë marijuanë dhe 60 kilogramë hashash, të cilat ishin future në qese vakumi.

Policia spanjolle sekuestroi kamionin i cili përdorej për transportimin e lëndëve narkotike, 6 makina luksoze, 16 celularë dhe 8,500 euro.

(R.g/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re