Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogëas ku 7 persona janë arrestuar në L’Aquila, 2 janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë janë arratisur.

Banda që funksiononte si një kartel i tipit mafioz vepronte në shpërndarjen e drogës, zhvatje, rrëmbime, grabitje, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan 2 kg kokainë.

Të gjithë të akuzuarit kishin precedentë në fushën e drogës dhe i përkisnin një familjeje të rrënjosur tashmë në strukturën sociale dhe ekonomike të L’Aquila, të lidhur me njëri-tjetrin me qëllim blerjen, paketimin dhe shpërndarjen e drogës në zona të ndryshme në Itali.

Gjithçka ishte ndërtuar mbi një ortakëri të kryesuar nga tre vëllezër, të cilët menaxhonin të gjithë trafikun duke shfrytëzuar persona të tjerë të besuar, shpesh të lidhur me lidhje gjaku, të cilët merreshin me funksione të ndryshme, “e lehtësuar edhe nga fakti që komunikonin me njëri-tjetrin me lehtësi në gjuhën e tyre amtare, si dhe duke përdorur terma të koduar dhe duke komunikuar përmes kanaleve Ëhats-App dhe Telegram” shkruajnë mediat italiane.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re