Teksa emergjenca energjetike vazhdon, Shqipëria kërkon të rrisë bashkëpunimin me Greqinë për të shkëmbyer energji.

 

Për këtë qëllim, ministrja Belinda Balluku diskutoi me homologun e saj, gjatë një vizite zyrtare ne Athine për të lidhur kontrata afatgjata mes dy vendeve.

 

Këto kontrata, sipas ministres, do të garantojnë cmime më të përshtatshme të energjisë, sesa ato me të cilat përballemi sot në tregun e lirë.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKUTRËS DHE ENERGJISË

 

“Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur ngushtësisht përmes një linje moderne të interkonjeksionit, e cila mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona, ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata të cilat do të kenë një çmim shumë më të mirë nga ai i tregut.”

 

Balluku pati edhe një takim me ministrin grek të Transportit, me fokus projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

 

“Në ditët në vijim ne do të firmosim një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimit përsa i përket një projekti të përbashkët, projekt i cili lidh dy shtetet tona përmes hekurudhës. Hekurudhës që duhet të ndërtohet nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë përsa i përket tokës greke duke e lidhur atë me qytetin e Kastorias. Folëm gjithashtu për projektin e madh ndëreuropian të Korridorit Blu, të cilin Qeveria Shqiptare e ka nisur në Mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë u shty në kohë dhe tani është koha e duhur për ne që ta nisim këtë projekt dhe një herë nga e para, por është dhe momenti kur shteti grek po nis pjesën e cila do të lidhë autostradën joniane, atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës.”

 

 

Ministrja vlerësoi se këto projekte kanë ndikim në jetën e qytetarëve, prandaj është më rëndësi që të çohen përpara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re