Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin Shkodër-Bardhaj, me pasojë vdekjen e L. H.,28 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shkodër/Informacion Paraprak

Koronavirusi jashtë kontrollit, infektohet një mjek në Bulqizë

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re