Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare në Shkodër, duke vënë në rrezik jetën e nxënësve dhe të mësuesve.

Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit të ndodhur në shkollën “Ndre Mjeda” nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kohën që nxënësit kishin pushimin mes turneve dhe nuk ka pasur pasoja.

Sjellim në vëmendje që nuk është hera e pare që në këtë shkollë ndodh një ngjarje e tillë, pasi një rast i ngjashëm u shënua vitin që shkoi.

Raportohet se për ngrohje nuk përdoret energjia elektrike, dhe për shkak të faturës së lartë përdoret ngrohja me gaz.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re