Presidenti i vendit Ilir Meta në konferencën e sotme me gazetarët ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, pasi ky i fundit ka thënë se kreu i vendit takon prokurorë dhe gjykatës të larguar nga Vetingu.

“Po të rrish tërë ditën me oligarkun e peshkimit vetëm gjëra të tilla të pjell mendja. Shpikën aty se unë kam shkuar fshehurazi në Librazhd, në një kohë kur unë isha në një familje sportistësh të nderuar.

Nëse dikush i thotë presidentit për një kafe në Librazhd, presidenti do të shkojë, Taulantin e nxjerrin aty për të sharë, atë punë ka, në 26 Prill jam i bindur se dhe ai do të jetë një qytetar që respekton Kushtetutën. 

Deri atëherë dhe Taulanti të jetë i kujdesshëm, si të gjithë zyrtarët e tjerë, presidenti u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin dhe të votojnë“, tha Meta.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re