Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ka ndërruar jetë një fëmijë 2-vjeçar, i cili kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

 

Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në Pediatrinë e spitalit të Elbasanit dhe është futur në oksigjen, ndërsa ishte prekur nga bronkopneumonia.

 

Fëmija ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit. Nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen e rëndë ndërsa pritet që autoritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re