Pavarësisht se shkolla 9-vjeçare Gjok Elezi na fshatin Sanzhak të Kurbinit është rindërtuar dhe punimet kanë përfunduar, ajo nuk ka hapur dyert për nxënësit.

Shkak për këtë situatë është bërë mungese e energjisë elektrike në shkolle, duke detyruar nxënësit që ta zhvillojnë mësimin në qytetin e Laçit. Nxënës e prinder e konsiderojnë këtë situatë aspak normale, në një kohë që rindërtimi i shkollës së dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ka përfunduar prej kohësh. Ata thonë se udhëtimi me autobus drejt qytetit të Laçit është mjaft i vështire dhe një rrezik serioz për përhapjen e virusit COVID-19.

Familjarët e fëmijëve:

“Këta thonë se shkolla është rregulluar, por fëmijët nuk po i çojnë. Nuk do t’ja dijë njeri për ta dhe fëmijët shkojnë e kapen e rrihen nëpër autobuza. Ku me u anku? Nuk të kryen punë kryetarja e Komitetit, nuk të lë njeri të hysh brenda”.

E kontaktuar përmes telefonit për këtë cështje Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë Kurbin Fatbardha Pojani, thotë se është bërë kërkesa në OSHEE prej të pakten dy muajsh për shtimin e kapacitetit dhe lidhjen e energjisë elektrike në këtë shkollë me qëllim që të hapë dyert për nëxënësit, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re