TONIN FRROKU – GAZETAR

Kjo është vetëm njëra nga klasat e shkollës se fshatit Shëngjergj. Mjafton të shikoni ambientin përreth dhe kuptoni se gjendja e kësaj shkolle është për të ardhur keq.

 

43 nxënës të arsimit fillor dhe atij parashkollor mësojnë çdo ditë në këtë shkollë, e cila nuk plotëson asnjë standard sigurie.

 

E gjithë godina është amortizuar, ndërsa mungojnë dyert dhe dritaret. Ndërsa një pjesë e tavanit është rrëzuar. Prindërit dhe fëmijët thonë se zhvillimi i mësimit në këto kushte është i pamundur.

 

Flasin nxenesit!

 

Këtu bëjmë mësim.

 

Gazetari: Keni kushte?

 

Jo

 

Këtu e bëjmë. S’ka kushte. Kur bie shi pikon qullemi.

 

Këtu s’është klasa e mirë se na hyn uji edhe na qullen këmbët.

 

Ata tregojnë se edhe drutë për ngrohje si dhe sendet e tjera i sigurojnë vet.

 

 Prindërit e nxenesve

 

Sjellim fëmijën në kopsht. Dy ditë në kopsht dy ditë në spital. Nuk është bërë asnjë investim.

 

Kjo situatë pranohet edhe nga autoritetet bashkiake, të cilat thonë se projekti për rikonstruksionin e shkollës është gati dhe se pritet të fillojë shumë shpejt.

 

Por prindërit paralajmëruan se nuk do t’i lejojnë fëmijët të shkojnë më në shkollë, nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re