Dhimiter Xhuvani (1934-2009). Skenarist, dramaturg, shkrimtar. Lindi ne Pogradec, me 23 maj. Qysh i ri u mor me letersi. Kambanat e fundit ishte vellimi i tij i pare me tregime. Vijoi studimet e larta ne per Gjuhe-Letersi ne Universitetin e Tiranes dhe me pas ne Institutin e Letersise “Gorki” ne Bashkimin Sovjetik.

Ne fillim te viteve ’90 ka qene drejtor i Teatrit Kombetar*. Ka shkruar mjaft romane, si: Tuneli (1966, i kritikuar ashper nga organet partiake per frymen e thelle realiste), Perseri ne kembe, Zgjimi i Nebi Surrelit, Shtegu i bardhe, Do te jetojrne ndryshe, Vdekja e zotit Kaloti, Shpirtin nuk e shes, Bota ime, Dhimbja e drites, E nesermja e nje gruaje, E diel pas vdekjes, Kryqezimi i dyte i Krishtit etj.

Dh. Xhuvani njihet edhe si dramaturg me dramat Dasma e dritave (1967), Mbas dy vjetesh (1969), Shtepia e Vreshanajve (1976), Ne prag te jetes (1982), Nje jete (1986), Per pak toke e nje grua (1989) etj. Packa se ai nuk i ka fort te pjekura elementet formale te dramatikes, posacerisht strukturat e ngjeshura te episodeve nen nje tension dhe ritem te larte, sidoqofte bie ne sy dramaciteti i ngjarjeve, fabulat e pasura dhe subjektet origjinale.

Ne fokusin e veshtrimeve te tij gjejne vend vullneti i njeriut per rimekembje, dashuria per punen, hovet rinore dhe nevoja e tejkalimit te veshtiresive, lendimet shpirterore qe vijne nga e kaluara, hipokrizia dhe tjetersimi qe shkaktohet nga qendrimi ndaj prones, tragjizmi i jetes nen shtypjen e njerezve te fuqishem, padrejtesise dhe spekulimit pushtetor.

Pervec si nje romancier dhe prozator i shquar, Dh. Xhuvani fitoi emer posacerisht me disa skenare filmash artistike, sidomos ata qe realizoi me te birin e tij, regjisorin Gjergj Xhuvani*. Udhen si skenarist e nisi me filmin Montatorja (1970), ne trajten e nje kinopoeme. Skenari qe krijoi premisat e nje filmi te mire ishte Mengjese lufte (1971), ku sillet nje realitet dramatik i perpunuar gjegjesisht gjuhes filmike.

Me pas vjen filmi Rrugicat qe kerkonin diell (1975), sipas romanit te tij Zgjimi i Nebi Surrelit, ne te cilin terheq vemendje pasuria sociale e mjediseve urbane te Shqiperise se viteve te luftes guerile, nje sfond ky qe krijon gjasat e rimodelimit te heroit nga nje njeri i rendomte ne nje misionar, fale ndikimit te ideve per clirim, te cilat, sikurse ngjet rendom me letersine dhe aktin e socrealizmit, shnderrohen ne nevojen per diferencim social e politik midis “klasash armike”.

Para viteve ’90 shkroi edhe skenaret e filmave Pertej mureve te gurta (1979), Koha nuk pret (1983). Pas viteve ’90 ai bashkepunoi me te birin dhe shkroi skenaret e tij me cilesore. E filloi me filmin Dashuria e fundit (1995), nje subjekt interesant, e vjele nga vrazhdesia e viteve te tranzicionit, humbjes se pikave te references morale te shoqerise, trafikimit te femrave, krimit, dhunes, prostitucionit etj.

Fale nje rastesie, dy protagonistet e filmit ndertoine nje dashuri, ne dukje idilike, “ideale” e disi romantizante, por qe ka motivin e brendshem shpirteror, si kontrapunkt i te keqes, per t’iu larguar historise se dikurshme (heroina kish qene nje prostitute) dhe per te rifituar veten nga rrethimi i te liges dhe perversitetit moral.

Funeral bussines (1999) sillte idene e mbijeteses ne nje situate anarkie totale, te cartjes dhe absurdit, duke apeluar, nen veskun e dramatikes, por edhe te groteskut, per vemendje dhe normalitet social.

Ne vitin 2005 shkroi skenarin I dashuri armik, nje qasje e natyres universale per !Lifter) dhe njeriun, duke artikuluar idene pannjerezore te fatkeqesise se perbashket qe sjellin lufterat, urrejtjet irracionale, viktimizimin, nevojen e ndertimit te komunikimit dhe miqesive pertej dasive qe vijne nga keqperdorimi i politikave te luftes.

Lufta si fatalitet dhe njeriu si qenie unike, e barasvlershme ne humanitetin e saj, kjo ide ndertohet saje nje situate te gjetur bukur, qe shpaloset sipas nje logjike te forte e veprimi te arsyeshem.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re