Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi pas shkrirjes së Super Ligës, akoma pa filluar.

 

Duka përshëndeti vendimin dhe tha se krijimi i Super Ligës ishte i paarsyeshëm.

 

“Super” Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e të ashtuquajturës Super Lige dështoi. Përshëndes fort rikthimin në sensin e arsyes të klubeve angleze të cilat morën vendimin për tu tërhequr nga kjo aventurë dhe për tu ribashkuar me familjen  tonë, UEFA-n, një reflektim i menjëhershem për të mos vijuar me rrugëtimin pa krye. Falënderime për të gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimise sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë. Falënderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatese, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët pasionantë anembanë botës për një mbështetje të pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit të treguar. Jam i bindur se, si në çdo moment të vështirë që kemi hasur, edhe nga kjo sfidë futbolli doli edhe më i forte. Së bashku jemi më të fortë!”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re