Skip to content

Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë, zbulohet emri i pronarit të tyre. Ngjarja dyshohet e qëllimshme

Dy makina janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë të Selenicës në Vlorë.

Makinat kanë qenë në pronësi të shtetasit Tomor Karçani, ndërsa sipas burimeve ngjarja dyshohet se është e qëllimshme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi shkakun e zjarrit shkrumboi dy mjetet e Karçanit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(E.K/Faxweb.al) 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb