Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte pranë një qendre tregtare në kryeqytet. Për pasojë dy automjete të tjera që ishin parkuar aty pranë janë dëmtuar pjesërisht.

Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Bëhet me dije se automjeti i djegur është një ‘Benz’ me targa AA110GT, ndërkohë sipas pamjeve shihet se automjeti ka qenë ënë lëvizje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.03.2021, rreth orës 10:50, në rrugën “Merdar Shtylla”, si pasojë e një difekti të batërisë, ka marrë flakë mjeti me drejtuese shtetasen E. G., dhe për pasojë  janë dëmtuar pjesërisht dhe  2 mjete të tjera të parkuara.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarje

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re