Skip to content

Shkrumbohet gjatë orëve të para të mëngjesit mjeti në Elbasan

Një makinë është djegur gjatë natës në Elbasan, teksa ka qenë e parkuar në  oborrin e një banese.

Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 04:55, në Lagjen “Vullnetari”, Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Citroen”, në pronësi të shtetasit E. T., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij, i cili është djegur pjesërish.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb