Mesditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët në urën që lidh zonën e Komunës së Parisit me Astirin.

Mësohet se automjeti është shkrumbuar totalisht dhe në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja.

Burime bëjnë me dije se fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz dhe bëhet fjalë vetëm për dëme materiale.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re