Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në studion e SYRI TV në sheshin “Skëndërbej” ku është vendosur moderatori Adi Krasta, është shprehur se disa kohë më parë kishte frikën se gjatë ditës së zgjedhjeve mund të ndodhin përplasje.

Por për Shkullakun, opozita e ka treguar veten se është e aftë të mbrojë votën, që sipas tij, solli edhe neutralizimin e shtetit që mund të ushtronte presion të madh.

“Mobilizimi i forcave politike, neutralizon palët që të kenë kujdes nga njëra-tjetra. Tani nuk është vetëm një palë që ushtron presion, të ulë kokën. Por edhe opozita e ka treguar se është e gatshme të ruajë votë, të përballet.

Kjo nuk do të ishte normale për një shtet normal, por ne kemi historinë e Shijakut, Dibrës, të të fortëve që nuk pyesin për shefat e policisë.

Ky ekuilibër forcash mendoj se do të shmangë një përballje, që para disa kohësh e kisha menduar se mund të ndodhte”, u shpreh Shkullaku në studion e hapur të SYRI TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re