Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi rreth një orë më parë gadishullin e Alaskës, raportoi Qendra Sizmologjike Evropiane -Mesdhetare (EMSC) .

Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km (6 milje), raportoi EMSC, ndërkohë që sistemi amerikan i paralajmërimit tha se nuk kishte asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Vendi më i afërt me epiqendrën ishte Perryville, shtëpia e pak më shumë se 100 njerëzve, 135 kilometra në veriperëndim.

Vetëm dy javë më parë një tërmet i fuqishëm 8.2 ballë goditi brigjet jugore të Alaskës duke shënuar edhe tërmetin më të madh në 50 vjet në SHBA

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re