Drafti i propozuar për harten e re gjyqësore është në shkelje të rëndë të së drejtës për akses në gjykatë të qytetarëve të Shqipërisë.

Kështu shprehet kreu i dhomës së avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, i cili është kundër hartës së re gjyqësore.

Sipas Kosterit, shkurtimi i 19-të gjykatave në rang vendi është e kuptueshme se largon qytetarin nga gjykata.

Kosteri thekson se qëllimi i këtij drafti dhe që i fshihen publikut, është dështimi katastrofik i reformës në drejtësi.

Në fund, Kosteri i bën thirrje dhomave të tjera, që t’i bashkohen qëndrimit të Dhomës së Korçës dhe Shkodrës, për të kundërshtuar fuqimisht këtë draft.

“Në lidhje me hartën gjyqësore ne e kundërshtojmë, pasi shkelet e drejta e qytetarëve për të pasur akses në drejtësi. Qytetarëve iu largohet gjykata, shkurtimi i 19 gjykatave sjell një largim domethenës, i detyron qytetarët nga rrethet më të largëta të shkojnë në Tiranë për gjykimet administrative dhe ato në apel, ku do të paguajnë dhe hotelin”, shprehet Kosteri.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko