Një aksident u regjistrua këtë të premte në fshatin Poroçan në Gramsh.
Shtetasi K. Ç., humbi kontrollin e fuoristradës që po drejtonte.
Për pasojë, ai u plagos dhe u dërgua në spital.
Referuar njoftimit të policisë, shoferi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.