Shoqata e të verbërve ka kryer një marshim sensibilizues sot në Tiranë nga Pallati i Kongreseve te Bashkia e Tiranës në mënyrë që shteti të kthejë vëmendjen tek ta pasi prej vitesh nuk është kryer asnjë financim për këtë komunitet.

Përfaqësues i shoqatës tha për Fax News tha se të verbrit paguhen modestisht vetëm me 123 mijë lekë të vjetra dhe se ka 7 vite që në qendrat e rehabilitimit nuk është kryer asnjë financim.

Ai tha se kërkesat e komunitetit janë që të rritet paga mujore për kujdestarin dhe të verbrit, të kenë përfaqësuesit e tyre në tryezat e institucioneve dhe të ketë më shumë reagim ndaj cdo ankese të tyre të drejtuar në bashki.

“Konventa na ka dhënë mundësinë të vetpërfaqësohemi, duam përkthimin e saktë të saj, marrim 123 mijë lekë në muaj.

Prej 7 vitesh qendra e rehabilitimit nuk ka asnjë lloj financimi dhe me plot gojën q institucionet vetëm kanë premtime të kota, metodë e vjetër e përfaqësuesve të ministrive.

Duam të kemi përfaqësimet tona në këto tryeza për të kuptuar se cfarë po bëhet. Pavarësisht kërkesat tona vit për vit drejtuar Bashksië nuk kemi parë asnjë reagim privat ose zyrtar ndaj shoqatës tonë.

Ka edhe njerëz që na ndihmojë kur qarkulloj por për qeverinë kemi problem dhe me kujdestarin, pasi me 120 mijë lekë që merr nuk të rri pas dhe të mos ketë vitet e punës.

Paga e kujdestarit duhet të jetë me e lartë sepse kur rri me mua do shpenzojë”-u shpreh qytetari.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re