Presidenti Ilir Meta thotë se shorti i zhvilluar ditën e sotme për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së u mbajt në transparencë të plotë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta uron anëtarët e zgjedhur , në përmbushjen e detyrës ashtu siç Kushtetuta e kërkon.

 

“Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re