Coronavirusi ka prekur disa gjimnazistë në Memaliaj.

Burime nga vetë gjimnazi konfirmojnë për Faxweb.al raste të reja të infektimit me Covid-19, fillimisht të një nxënësi para një jave. Ai shfaqi simptoma të ngjashme me atë të coronavirusit, ndërsa pas kryrjes së testimit ka rezultuar pozitiv.

Pas konfirmimit të këtij rasti, iu është bërë edhe tamponi personave të tjerë që kanë pasur kontakte me këtë person, ku shumica rezultonin të infektuar. Si rrjedhojë kjo ka çuar në mbylljen e klasës së 11 të këtij gjimnazi deri në shërimin e gjimnazistëve.

Ajo çka është mister është arsyeja e infektimit të këtyre rasteve, nësë janë infektuar nga ndonjë person pjesë e stafit, apo nga familjarë të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko