Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar panik në një banesë në lagjen  “11Nëntori” në Elbasan.

Sipas informacioeneve të Vizion Plus bombola ka shpërthyer në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatim në pronësi të shtetases H.V.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan,  në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatimë në pronësi të shtetases H.V.,  ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re