Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Fushë Krujës. Bëhet me dije se tritoli është vendosur në banesën e shtetasit Arben Pëllumbi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10, në një nga banesat e shtetasit Arben Pëllumbi. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi:
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
