Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka mbërritur në shtëpinë e tij në Durrës pasi ka ndodhur shpërthimi me tritol.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë shtëpisë se kreut të FSHF-së, Armand Duka. Fax News mëson se shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen numër 4 në qytetin e Durrësit, shumë pranë banesës së Dukës, i cili nuk ndodhej në shtëpi pasi po shihte derbin.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërkohë burime nga FSHF konfirmojnë lajmin e këtij shpërthimi shumë pranë banesës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re