Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi zbuloi sot në një dalje për mediat se qarku ku ai preferon të kandidojë si deputet është Tirana.
I pyetur se ku do të kandidojë, Idrizi u shpreh se do të jetë në Tiranë, pasi aty e ka zhvilluar gjithë aktivitetin e tij politik.
“Unë padyshim, për shumë arsye, preferoj të jem në Tiranë, pasi këtu e kam zhvilluar gjithë aktivitetin tim. Këtu jam lindur, këtu jam rritur. Besoj se do të jem në Tiranë”, u shpreh ai.
Kreu i PDIU-së theksoi po sot se nuk ka asnjë dyshim që partia që ai drejton do të jetë në krah të PD-së dhe do të ketë një marrëveshje lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.
